Takimi i sotëm midis Kosovës dhe Shqipërisë në nivel kryeministrash rezultoi me nëshkkrimin e 13 marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy vendeve, shkruan Gazeta Enigma.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me kabinetin e tyre qeveritar kanë mbajtur mbledhjen e shtatë për të diskutuar në lidhje me këto marrëveshje. Takim ky që u mbajt në Elbasan të Shqipërisë.
Sa i përket këtyre marrëveshjeve, analisti për çështje ekomonike, Safet Gërxhaliu tha për Gazetën “Enigma” se sipas tij është mirë që po mbahen këto takime qoftë në Shqipëri ose Kosove, por, ai dëshiron ta besoj se do të mbështetet nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve.
Gërxhaliu theksoi rëndësinë e këtij takimi,duke thënë se kjo mbledhje është e një rëndësie të veçant dhe të pakontestueshme.
“Besojmë që janë dy shtete tënjë populli të ndarë dhe bashkëpunimi ekonomik si mbrojtje aj që na ofron edhe më tepër dhe i përforcon lidhjet mes dy shteteve”, ka thënë tutje ai.
Sipas tij ajo çka i duhet këtyre dy vendeve është implementimi i këtyre marrëveshjeve, por ai thotë se ka frikë që të gjitha kontaktimet po kalojnë në spektakël media të paparë me një skenografi fenomenale.
“Në qoftësë i analizojme indikatorët ekonomik mes Kosvës dhe Shqipërisë nuk ka hapësirë që të jemi të kënaqur. Prandaj, besoj që Evropa nuk është ajo që ka qenë, në Ballkanin Perëndimor është duke vluar agresiviteti nacional i viteve të 80-ta”, ka shtuar ai.
Si përfundim, Gërxhaliut tha se e tëra kjo duhet të na imponoj që mes Kosovës dhe Serbisë të eleminohen barrierat, të këmbejnë informacionet dhe marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen nga të cilat sipas tij do të gjenerohen efektet pozitive edhe në interes të dy shteteve, por edhe në interes të qytetarëve.
Ndërsa, analisti Valon Murati, tha se të gjitha këto marrëveshje janë pozitive për qytëtarët e të dy vendeve, edhe për lehtësimin e qarkullimit e poashtu edhe për kushtëzimin e marrëdhënieve.
“Mbi të gjitha marrëveshja më e rëndësishme është krijimi i sekretariatit kordinues ndërqeveritar si dhe ashtu siç e tha kryeministri Rama ajo do të jetë një mekanizëm për bizneset, për shoqërinë civile, për organizatat kulturore”, tha Murati për Gazetën “Enigma”, duke theksuar se deri tash shtatë mbledhje “Thembra e Akilit” ka qenë realizimi i marrëveshjeve.
Pra, sipas Muratit nuk ka pasur ndonjë mekanizëm për realizimin e marrëveshjeve, dhe tani e monitoron realizimin e tyre. Ai, tuje tha se “kjo është pjesa më e rëndësishmë dhe më cilësore e këtyre marrëveshjeve
Arritja e marrëveshjeve e Kosovës dhe Shqipërisë në raport me vendet e tjera, veçmas me Serbinë
“Duhet të kuptohet që nuk kemi dy ekonomi konkuruese, jemi komplimentare. Prandaj duhet vërtët të pozicionohemi në Ballkanin Perëndimor përballë vendeve të rajonit, në veçanti të Serbisë sepse duhet të kuptohet se çdo e mirë për Kosovën është e keqe për Serbine, dhe çdo e mirë për këtë të fundit është në dëm të Kosovës”.
Kështu tha Gerxhaliu, i cili theksoi se vet fakti fakti që vitin e kaluar kanë qenë mbi një milion e gjysmë vizitorë kosovarë në Shqipëri, dhe për vet faktin që nga Shqipëria në Kosovë 640 mijë, sipas tij kjo po e dëshmon atë sa larg dhe sa afër jemi.
Gëxhaliu e rithekson faktin se Shqipëria duhet të jetë ajo që do t’i gëzohet suksesit në dialog, në partneritet dhe në përspektiv europiane të Kosovës, duke avancuar në bashkimin ekonomik dhe duke i lidhur qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë pas takimit në një konferencë për media thanë se tash e tutje pretendojne se këto marrëveshje do e forcojnë bashkëpunimin e te dy vendeve.
Ndryshe, pas mbledhjes së shtatë, Kosova dhe Shqipëria ka arritur t’i nënshkruaj këto 13 marrëveshje.
LEXO EDHE: Nënshkruhen marrëveshjet Kosovë – Shqipëri