Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një ngjarja kryesore e këtij sesioni pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).
Seanca e sotme nuk fillon para orës 12:15 dhe debati për Kosovën do të jetë më vonë. Debati pritet të transmetohet drejtpërdrejt në faqet zyrtare të APKE.
Në seancë, fillimisht, raportuesja për Kosovën, Theodora Bakoyannis, do ta prezantojë raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Pas saj, fjala do t’i jepet anëtarëve të tjerë, përfshirë edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës që sot po qëndrojnë në APKE.
Pas debatit, raporti do të hidhet në votim ku kërkohen 2/3 e votave për miratim dhe më pas do t’i përcillet Komitetit të Ministrave për votim. Komiteti i Ministrave do të mbahet me 16-17 maj 2024.
Deputeti Besnik Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Strasburg, tha se ka optimizëm që shumica e votave të jenë në favor të Kosovës.
“Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërrmuese janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amendamenteve, shumica të iniciuara nga delegacioni serb”.
Më poshtë agjenda e sotme: