Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,406 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,597.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive është 169.