Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje, raporton Gazeta Enigma.
Nga 2007 mostra të marra nga ShSKUK, vetëm pesë raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa 184 pacientë janë shëruar.
Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste dhe 2243 raste të vdekjes, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.966 raste.
Tutje, IKSHPK-ja ka apeluar që qytetarët t’a mbajnë maskën, edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka marr masa të reja kundër COVID-19, ku njëra prej tyre është heqja e maskës në hapësira publike. Vetëm nëse ka dy ose më shumë persona, obligohet bartja e maskës.
/Gazeta Enigma/.