ATK inkason afër 79 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

ATK inkason afër 79 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se ka inkasuar 78.9 milionë euro më shumë se në vitin e kaluar.

Siç bën të ditur kjo administratë, në periudhën janar – korrik 2023, të hyrat e grumbulluara në vend janë 514.8 milionë euro.

“Në periudhën janar – korrik 2023, të hyrat e grumbulluara në vend janë 514.8 milionë euro nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kemi rritje mbi 78.9 milionë euro më shumë apo 18.1%”, njofton ATK .

Lidhur me këtë, Administrata Tatimore e Kosovës, ka falënderuar të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë me kohë obligimet tatimore, derisa është shprehur se për tatimpaguesit jo përmbushës do të merren të gjitha veprimet ligjore për mospagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.

“Paguani tatimet ndërtojeni vendin tuaj”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Related Articles