Kush është Armend Mehaj? – Ministri që dorëzoi detyrën e mbrojtjes

Kush është Armend Mehaj? – Ministri që dorëzoi detyrën e mbrojtjes

Më 23 mars të vitit 2021, Armend Mehaj, tashmë ministër i dorëhequr, e kishte pranuar detyrën nga Anton Quni, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes.

Fjalët e para të Mehajt ishin se ai kishte braktisur gjithçka për t`i shërbyer vendit, dhe se ndjehej i emocionuar e punët e mira në këtë ministri deklaroi se do t’i vazhdonte.

Tashmë ish-ministri, para se të dilte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, jetonte dhe vepronte në Oslo të Norvegjisë. Mehaj ka shtetësi norvegjeze dhe të Kosovës.

Raporohet që nga viti 1999 dhe vitet që pasuan, Mehaj ishte pjesëtar i Forcave të Armatosura të Norvegjisë dhe ka marrë pjesë në operacionet paqeruajtëse në vendlindje Kosovë, si dhe në Irak, Afganistan dhe Çad.

Ndërkaq, nga janari i vitit 2018 deri në mars të vitit 2021 ishte këshillues i Liderit të Vetëvendosjes për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Mehaj tani do të pasohet nga Ejup Maqedonci, kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Related Articles