Automjete ushtarake nga Gjermania janë futur të shtunën në Kosovë. Në media u publikuan pamje të automjeteve duke u bartur me tren përmes linjës hekurudhore që përshkon Hanin e Elezit e Kaçanikun.
Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për një lëvizje normale logjistike të një kontigjenti të ushtarëve gjermanë që po vijnë në Kosovë dhe se kjo s’ka të bëjë me situatën në veri.
Në tetor të vitit të kaluar, një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes pati thënë se në prill të këtij viti në Kosovë do të vinin 150 ushtarë gjermanë.
KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.