Basha për aksidentin në Kroaci: Tragjedi që na ka prekur të gjithëve

Basha për aksidentin në Kroaci: Tragjedi që na ka prekur të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, pas aksidentit tragjik në Kroaci ku një autobus me targa të Kosovës ka dalë nga rruga me ç’rast të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, raporton Gazeta Enigma.

Basha tha se kjo tragjedi i ka prekur të gjithë.

Ai iu shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”./Gazeta Enigma/

Related Articles