Bashkimi Europian po propozon që t’i vendoset një ndalesë naftës ruse, sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Më në fund, ne jemi duke propozuar ndalimin e naftës ruse. Le të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë. Por, thjesht, ne duhet të punojmë në këtë drejtim. Do të sigurohemi që këtë ta bëjmë gradualisht në mënyrën e duhur. Për të maksimizuar presionin ndaj Rusisë, derisa minimizojmë ndikimin në ekonomitë tona”, ka shkruar ajo në Twitter.
Von der Leyen aktualisht është duke folur në Parlamentin Europian gjatë një diskutimi për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë./Gazeta Enigma.