Presidenti i Shqipërisë, Bajram Bega, ka pritur trupin diplomatik shqiptarë në Presidencë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ai ka kërkuar që të punohet për të gjithë shqiptarët pa dallim.
Këtë kërkesë Begaj e pati për ambasadorët dhe konsujt e akredituar shqiptarë nëpër botë.
Madje ai kërkoi nga kori diplomatik shqiptar që të luajë rol më aktiv për çështjen e Kosovës.
Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një ‘talking point’ e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik”.
“Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj”, deklaroi Begaj.
Presidenti shqiptar, në takimin me përfaqësuesit shqiptarë në shtete të tjera e në institucione ndërkombëtare, kërkoi nga ta që të qëndrojnë “afër shqiptarëve kudo ku ndodhen”.
“Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet. Si një popull që tashmë shumicën e ka me banim e punë jashtë vendit, shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë”, potencoi presidenti shqiptar, Bajram Begaj. /Gazeta Enigma