Bideni ia kërkon Vuçiqit sërish njohjen e Kosovës

Bideni ia kërkon Vuçiqit sërish njohjen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar sërish njohjen e Kosovës, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ka ardhur përmes letrës së tij të urimit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.

Në letrën që Biden ia ka dërguar Vuçiqit po ashtu pret normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që duhet të bazohet në njohjen reciproke.

“Më vjen mirë që morët pjesë në Samitin e Demokracisë në dhjetor. Unë ju inkurajoj ju dhe Qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni me zell për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi, si dhe do t’ju sjellin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”, citohet letra e Bidenit bëjnë të ditura mediat serbe.

Kujtojmë që të njëjtën kërkesë, presidenti amerikan Biden, ia kishte bërë Vuçiqit edhe në urimin e vitit të kaluar për Ditën e Shtetësisë së Serbisë.

Related Articles