Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mbajtur takimin me ambasadorët e BE-së të akredituar në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, Bislimi ka prezantuar prioritetet e Qeverisë së Kosovës në Agjendën Evropiane për vitin 2022, si dhe ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave.
Në një postim në Facebook, Bislimi shkruan se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe se qytetarët janë në pritje të një vendimi për heqjen e vizave të cilën e meritojnë.
“Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, theksoi se gjatë Presidencës franceze, ndër të tjera, Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet kryesore. E rëndësishme ishte përkrahja që morëm për planet tona dhe gatishmërinë e shteteve të BE-së për të na mbështetur në këtë agjendë. Ne do të fokusohemi në këto reforma që garantojnë progres gjatë vitit, me qëllim të krijimit të rrugës së duhur që hap dyert për aplikimin për anëtarësim në BE”, shkruan Bislimi. /Gazeta Enigma/.