Vetëm pas tri ditësh nga mbyllja e xhiros 15-të, skuadrat e BKT Superligës i janë kthyher “etheve” të javës pasuese, asaj të 16-të, për të shkuar drejt mbylljes së edicionit vjeshtor të garava, shkruan Gazeta Enigma.
Ndeshjet e javës së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në Futboll, si deri më tani, pritet të sjellin luftë të pakomromis mes skuadrave rivale për të shkëputur sa më shumë pikë në finish të edicionit vjeshtor, për gjumë sa më të rehatshëm deri në pranverë.
Padyshim se takimi që zhvillohet në Merdare në mes të Llapit vendës dhe Gjilanit, pritet me interesim të jashtëzakonshëm, pasi me të drejtë cilësohet ndeshja kryesore e javës, e cila vjen pas një serie fantastike të dy skuadrave, SC Gjilani të drejtuar nga Ismet Munishi dhe FC Llapi të administruar nga Batatina ambicioz. Të dy ekipet kanë pretendime serioze ndaj ndeshja e së dielës pritet të jetë dramë në vete, me shumë situata dramatike gjatë ndeshjes, dhe me synim të të dy ekipeve që të ‘pushtojnë’ çdo pëllëmbë të terrenit.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Malishevë, ku skuadra vendëse pretendon të shfrytëzoj situtën e pakëndshme që po mbretëron në taborrin e drenicakëve kohëve të fundit, për të shkëputur eventualisht pikë të shpresës për luftë të mbijetesës.
Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet të dielën edhe në Drenas, ku skuadra vendëse shpreson për pikë të mëdha eventuale, për të ndërprerë serinë skandaloze të rezultateve, porse ekipi i Bekim Isufit, i cili po kalon momente të mira, nuk do t’ia dijë për aspiratat e vendësve, dhe udhëton për fitore që e mbanë në hap për titull kampioni.
Të shtunën është zhvilluar takimi i vetëm në mes të Ulpianës e Prishtinës, i cili është mbyllur me fitoren e skuadrës mysafire 0:3./Gazeta Enigma/
Tabela aktuale: