Deliu thotë se Kurti po vazhdon t’i injorojë qytetarët, përfaqësuesit e tyre dhe institucionin e Kuvendit.
Ajo potencon se i njëjti nuk shkon në seancë pasi i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize.
“Albin Kurti nuk vjen në seancë sepse ai i ka braktisur qytetarët e Kosovës në këtë kohë krize. Ai u ka thënë atyre se: “Nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë”. Pra, qytetarët kanë vetëm këtë zgjidhje në javët dhe në muajt në vazhdim: Të përballen me reduktime ose të përballen me rritje të çmimeve të energjisë, sepse Kryeministri dhe Qeveria e tyre nuk ka zgjidhje tjetër. Duke e parë indiferencën e Kryeministrit Kurti për të ofruar zgjidhje, qytetarët do të përballen me të dyja këto: Edhe me reduktime të energjisë edhe me shtrenjtim të energjisë” shkruan Deliu në Facebook./Gazeta “Enigma”/
Postimi i plotë: