Leonardo Bonucci nuk do të largohet nga Juventusi, siç u raportua ditë më parë, përcjell “Calciomercato” të premten.
Qendërmbrojtësi italian së shpejti pritet ta firmosë kontratën e re me Juventusin, e cila do ta mbajë të paktën deri në vitin 2025.
Kontrata aktuale i skadon Bonuccit në vitin 2024, ndërsa u përfol për një transferim të mundshëm të tij te Tottenhami gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat, të cilat pritet të mbyllen me sukses brenda këtij muaji.
35-vjeçari është kapiten i Juventusit dhe këtë edicion ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat.