Borell pas takimit në Bruksel: Kurti dhe Vuçiq sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime tjera për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Borell pas takimit në Bruksel: Kurti dhe Vuçiq sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime tjera për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është deklaruar për media pas takimit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kemi pasur diskutime intensive dhe jam i lumtur të iu njoftoj se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë shprehur gatishmëri se nuk është nevoja për të diskutuar më shumë në lidhje me zbatimin e propozimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian.

Sipas Borrell kjo marrëveshje është në te mire të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo marrëveshje është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë. Jo për BE-në por qytetarët e Kosovës e Serbisë. Njerëzit mund të lëvizin lirshëm mes Kosovës e Serbisë duke përdorur pasaportat e veta të njohura. ID-të e targat. Njerëzit mund të studiojnë e punojnë pa hamendësuar nëse diplomat e tyre a ku i marrin mund të jetë çështje”, tha Borell pas tikimit trepalësh.

Tutje ai ka shtuar se “marrëveshja sjellë mundësi të reja ekonomike, duke rritur asistencën financiare, kooperim biznesi e investime të reja Kosovë e Serbi. Mundësi punësimi më të mirë. Pa burokraci të panevojshme, nënkupton më tepër tregti, pasi certifikatat eksport-import nuk do të jenë të nevojshme. Për serbët në Kosovë më tepër siguri, qartësi e parashikueshmëri, kur vjen te mbrojtja e të drejtat në Kosovë, përfshirë edhe për Kishat Ortodokse serbe”.

Mes tjerash, Borrell tha se kjo bëhet për të lëvizur lirshëm për qytetarët e Kosovës në Serbi përmes pasaportave të tyre si dhe për të marrë diplomën me procedura më të lehta dhe më të shpejta.

Ai theksoi se do të vazhdohen bisedimet për të përcaktuar implementimin e elementeve të tjera të marrëveshjes. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles