Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të punojnë më shumë drejt marrëveshjes përfundimtare.
Ai e ka thënë këtë pas takimit që ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin – si hap i rëndësishëm që duhet implementuar”, ka shkruar ai.
“Thërras të dyja palët që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”.