Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Tri raste janë raportuar në Prishtinë, një në fushë Kosovë dhe një në Prizren.
Një prej të arrestuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa katër janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
Prishtinë 24.07.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën dhune ne familje ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë 21.07.2023 – Më 24.07.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 21.07.2023 – 15:00. Me datën 24.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e kishte ofenduar me fjalë të ndyta dhe kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 24.07.2023 – 19:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima është dërguar për kontrollë mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 23.07.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimen mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë.Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.