(Ç`) Ekuilibër i papunësisë gjatë pandemisë në Kosovë

(Ç`) Ekuilibër i papunësisë gjatë pandemisë në Kosovë

Papunësia është një nga problemet kryesore që e shoqëron Kosovën, që nga paslufta, shkruan Gazeta “Enigma”.



Shumë parti gjatë qeverisjes së tyre, në fushatat zgjedhore një nga premtimet kryesore kishin zhdukjen e papunësisë, një gjë e cila siç duket nuk pati shumë ndryshim nga viti në vit.

Shkalla e papunësisë u rrit në Kosovë, me shfaqjen e virusit COVID, ku vendi u kaplua nga një valë e pandemisë, dhe si rezultat i kësaj shumë persona humbën vendin e tyre të punës.

Njohësi i fushës së ekonomisë, Haki Shatri, gjendjen e ekonomisë gjatë pandemisë e ka cilësuar si pasivizim në disa sektorë të kësaj fushe.

“Masat që janë marrë e kanë kufizuar kohën e punës te shumë biznese,  kanë ndalu qarkullimin e njerëzve dhe  prezencën e tyre në hapësira, kjo padyshim se prek sektorët e ekonomisë dhe rritja e papunësisë ishte e sigurt”, ka thènë ai.

Haki Shatri

Gjithashtu, Shatri ka komentuar edhe faktin se gjatë pandemisë, numri i udhëtarëve në automjete e transportit publik është përgjysmuar, gjë e cila sipas tij i ka detyruar bizneset të punojnë me gjysmë kapaciteti. 

“Normalisht, pronarët e bizneseve që i ka dëmtuar kjo pandemi, nuk kanë mundur t’i mbajnë puntorët nëse nuk ka pasur punë për ata”, ka theksuar ai.

Tutje Shatri ka thënë se përpos te sektori i ndërtimtarisë që sipas tij nuk ka pasur ndikim pandemia nga COVID-19, në gastronomi, në transportin urban e shumë biznese tjera ka ndikuar negativisht.

“Disa paga janë konpensuar por se për ekonominë e vendit, këto pagesa nuk do të thonë asgjë”, ka thënë ai.

Edhe Ferat Shala, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës ka thëne se çështja e pandemisë ne gjithë nivelin global e ka prek shumë çështjen e puntorëve dhe sipasj tij një numër i madh i tyre ka mbetur pa vende të punës si rezultat i masave që kanë qenë të domosdoshme për shkak të rekomandimeve të institucioneve shëndetsore.

“Sektorët më të goditur kanë qenë gastronomia, hoteleria, turizmi e disa sektorë të veçantë të cilët kanë humbur shumë vend punë si rezultat i kufizimeve në kohë pandemie” ka thënë ai.

Ferat Shala, deputet nga Partia Demokratike e Kosoves

Shala ka theksuar faktin që masat ende nuk janë zbutur ose kthyer në normalitet, sepse sipas tij e gjithë kjo po ndodh për shkak të gjendjes së pandemisë por edhe si shkak i krizës globale që ka kapluar gjithë botën.

Tutje ai ka thënë se çështja e papunësisë vazhdon të jete e njejt, me të njëjta trende.

“Unë konsideroj se duhet kohë dhe masa adekuate shumë mirë të harmonizuara, që të ndryshoj çështja e atyre që kanë humbur vendet e punës dhe shkallës së papunësisë në përgjithësi”, ka përfunduar Shala.

“Bie shkalla e papunësisë”

Sipas rezultateve të anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të vitit 2021,realizuar nga Agjensioni i statistikave të Kosovës,  dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune.

Nga  ASK-së, thonë  në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare, kurse në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 39.5%, ndërsa shkalla e punësimit 29.3%.

Nga ky agjension kanë thënë se në tre mujorin e parë të vitit 2021, punësimi më i lartë ishte te meshkujt (42.8%), ndërsa punësimi te femrat ishte 15.9%.

“Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53.0% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit me 43.1% të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje nga kjo anketë, thuhet se sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8%; prodhimi me 12.4%; arsimi me 11.1%; dhe ndërtimtaria me 9.4%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të të punësuarve me kontrata, del se 44.0% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 56.0% kanë kontratë të përkohshme.

Duke marrë parasysh se shkalla e papunësisë ka pësuar ndryshime vazhdimisht, niveli i pagave në Kosovë në vitet e fundit nuk ka qenë i knaqshëm.

Niveli i pagave në Kosovë

Ndërsa, sipas rezultateve të AFP-së, në tremujorin e parë të vitit 2021, shkalla e papunësisë ishte 25.8%.

“Papunësia më e theksuar është te femrat me 29.7%, krahasuar me meshkujt, 24.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 48.6%”, kanë thënë nga AFP.

Ndërsa, sipas AFP-së, në tremujorin e pare të vitit 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 60.5%, me fokus të veçantë te femrat me 77.3 %, krahasuar me meshkujt, 43.5%. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles