Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka raportuar para qeverisë në Beograd për negociatat me pesëshen perëndimore.
Në njoftimin e qeverisë serbe thuhet se ata folën për sfidat dhe “vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia me Kosovën”.
“U ra dakord që presidenti, Qeveria e Serbisë dhe të gjitha organet ekzekutive të punojnë në mënyrë të sinkronizuar dhe të unifikuar”.
“Presidenti Vuçiq kërkoi nga anëtarët e qeverisë përkushtim të plotë, zell dhe punë më intensive dhe më të fuqishme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.