Mbrëmjes e së shtunës pas orës 24:00 një vetaksident ka ndodhur në rrugën C në Prishtinë, ku një person me veturën e tij ka hyrë në një lokal, raporton Gazeta Enigma.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë.
Ndërkohë, një qytetar ka dërguar në KosovaPress një video në të cilën shihet vetura në lokal, si dhe policia në vendin e ngjarjes.
Në këtë aksident vozitësi ka pësuar lëndime të lehta.