DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shprehur zhgënjimin për aksionin e Policisë së Kosovës në zyrat financiare në veri të Kosovës, aksion ky me udhëzimin e ministrisë së Punëve të Brendshme.

DASh-i ka thënë për Radio Evropa e Lirë që aksioni nuk ka qenë i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe se një veprim i tillë i përshkallëzon tensionet.

Autoritetet kosovare kryen një operaccion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë  objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.

Autoritetet kosovare kishin thënë që ky aksion ishte bërë me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjshmërisë.

Related Articles