Deputeti gjerman flet për veriun: Arrestimi i Millenkoviq, i domosdoshëm

Deputeti gjerman flet për veriun: Arrestimi i Millenkoviq, i domosdoshëm

Deputeti i Parlamentit gjerman Thomas Hacker, ka reaguar për arrestimin e kreut të “Mbrojtjes Civile” Millun Millenkoviq- Llune.

Hacker tha se arrestimi i “Llunes” ishte i domosdoshëm.

“Arrestimi i kreut të formacionit paraushtarak Civilna Zastita si për sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it është i domosdoshëm”, tha ai.

“Sulmet ndaj ushtarëve të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, janë njëkohësisht sulme ndaj sigurisë, stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin”, tha Hacker.

Deputeti gjerman shtoi se ngjarjet në veri nuk duhet të kalojnë pa pasoja.

” Sulmet duhet të zbardhen plotësisht duke respektuar parimet bazë të shtetit të së drejtës. Kjo parandalon që akte të tilla frigane të bëhen të pranueshme nga shoqëria”, shtoi ai.

Lajmin për arrestimin e kreut të “Mbrojtjes Civile” e dha ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Gjatë operacionit policor ishin lënduar lehtë tre policë.

Derisa para disa javësh një grup i protestuesve serbë sulmuan me gurë, shkopinj , armë zjarri dhe shok bomba ushtarët e KFOR-it në Zveçan.

Gjatë përleshjeve u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it.

Related Articles