Deputetja ukrainase i shpreh falënderime Kosovës për mbështetjen e dhënë kundër Rusisë

Deputetja ukrainase i shpreh falënderime Kosovës për mbështetjen e dhënë kundër Rusisë

Deputetja dhe njiherit politikanja, Iryna Friz, i ka shprehur falënderime Kosovës për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës kundër Rusisë.

Friz në veçanti ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mbështetjen për Ukrainën në përiudhën e kërcenimit të pushtimit nga Rusia, derisa ajo ka akuzuar Serbinë për mbështetjen e dhënë Rusisë përmes grupeve të mercenarëve dhe militantëve pro-rus në Ukrainë.

“Jam e bindur se Ukraina duhet të mbështesë miqtë e vërtetë, të cilët gjithashtu zgjodhën pavarësinë e tyre. Është koha për të refuzuar standardet e dyfishta. Miqtë e Ukrainës nuk janë ata që dërgojnë militantë pro-rusë në tokën tonë, por ata që gjithashtu nën kërcënimin e konfliktit të armatosur, shprehin mbështetje për shtetin tonë”, ka shkruar Friz.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës shpreh gatishmërinë që komponentët e caktuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës t’i vendosë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në rast se kjo i kërkohet për ndonjë mision.

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin mbështetje për Ukrainën, në kohën kur tensionet ndërmjet këtij shteti dhe Rusisë kanë arritur kulmin. /Gazeta Enigma/.

Related Articles