Policia njofton se një grua është sjellë pa shenja jete të shtunën në Emergjencën e Ferizajt.
Në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona, teksa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Ferizaj 25.02.2023-15:15. Raportohet se në emergjencë Ferizaj është sjellë pa shenja jete një femër kosovare, ku nga epika mjekësore është konstatuar vdekja e saj. Njësiti policor ka dal ne vendngjarje. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Enigma.