Të shtunën e 17 gushtit një person nga Suhareka është dërguar në emergjencë pa shenja jete, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësor Ligjor për obduksion.
“Suharekë 17.08.2024-01:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/