Me t’u bllokuar gjirollogaritë e Berishajt në Mal të Zi nga Banka Qendrore, “Alternativa Crna Gora” ishte e para që kishte pretenduar se paratë e marra nga Berishaj kishin përfunduar në financimin e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në InDoks, Vesko Pejak nga kjo organizatë tregon që kjo kompani s’ka funksionuar kurrë s’i biznes, por vetëm si kanal i pranimit të parave nga GEN-i, dega në Beograd.
Berishajt iu kishte mbyllur gjirollogaria bankare e kompanisë ngase i detyrohej 30 mijë euro taksa shtetit malazias.
“Sistemi ynë i taksave, shërbimi për taksat, është shërbim i pavarur, është vetëm formalisht i lidhur me Bankën Qendrore. Banka Qendrore bllokon çfarëdo kompanie që ka këtë [borxh]. Për shembull, kompania e zotit Berishaj MB Consulting u bllokua për shkak të borxhit ndaj sistemin tonë të taksave. S’ka paguar asnjë taksë për biznesin e bërë. Por, kjo kompani nuk është formuar për të bërë ndonjëfarë biznesi”, thotë Pejak
“Kjo kompani u formua vetëm për të marrë paratë nga Serbia, mëpastaj që të tërheq keshin (paratë në dorë) nga ajo kompani dhe ajo kompani u mbyll. Jo e mbyllur formalisht, por e mbyllur në kuptimin që ajo kompani s’ka punuar kurrë me ndonjë biznes, ajo kompani u formua vetëm për atë punë të vetme. Prandaj, s’paguan asgjë, nuk kanë agjë, s’kanë zyre, s’kanë të punësuar e të tjera. Prandaj kompania u bllokua nga ligji, e jo nga vëmendja e Bankës Qendrore ose Zyra e Taksave”, tha ai.