Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Prishtina është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër të mitur, raporton Gazeta “Enigma”.
I dyshuari sipas Policisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Prishtinë (NN) Gusht 2021 – 16:00. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së/ Gazeta Enigma.