Zëvendësndihmës sekretari për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në Departamentin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, gjatë ditës së sotme do të mbajë sot konferencë për media lidhur me situatën në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00.
Kujtojmë, se Escobar, të mërkurën u takua në takime të ndara në Bruksel me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Escobar, që njëherësh është i dërguar i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se ai po mbështet përpjekjet e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
“Prioritet numër një është që të ulen tensionet. Ato janë shumë të larta tash dhe duhet të ulen menjëherë”, tha Escobar./Gazeta Enigma/