Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, ku po diskutohet për çështjen e presidentit.
Haradinaj tha se nuk ndodh askund në botë, që parlamenti thërret seancë të jashtëzakonshme për të biseduar për çështjen e presidentit.
“Më shumë duket qesharake, dmth me shku me thirrë seancë të jashtëzakonshme me diskutu për përzgjedhjen e presidentit, këtë nuk e njeh historia parlamentare jo vetëm në Kosovë, as në rajon e askund nuk kam degju ndonjëherë që thirret seancë për me diskutu për përzgjedhjen e presidentit. Kjo mendoj është absurd se çka ka ndodh”, ka thënë Haradinaj.
