Distria Krasniqi ka siguruar finalen në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke mposhtur italianen Odette Giuffrida në kategorinë deri 52 kilogram, njofton Gazeta Enigma.
Ajo tani veçse ka siguruar medalje për Kosovën, të artën ose të argjendtën.
Distria bëhet sportistja e parë nga Kosova që fiton medalje Olimpike dy herë radhazi. /Gazeta Enigma