Djali e gjen babanë të vdekur në tarracën e shtëpisë në Pejë, policia nis hetimet

Djali e gjen babanë të vdekur në tarracën e shtëpisë në Pejë, policia nis hetimet

Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se e ka gjetur babain e tij pa shenja jete në tarracën e shtëpisë.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet.

“Pejë 16.02.2023-06:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në terasën e shtëpisë së tij, e ka gjetur babin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohej pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Related Articles