Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan alarmon: Bizneset po ofrojnë pune me kushte të mira të punës, qytetarët të pa interesuar për punë  

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan alarmon: Bizneset po ofrojnë pune me kushte të mira të punës, qytetarët të pa interesuar për punë  

Mungesa e fuqisë punëtorë në Kosovë në vitin 2023 po vlerësohet si sfidë e cila pritet ta përcjellë vendin edhe gjatë vitit 2024.

Në komunën e Gjilanit bizneset po përballen me mungesën e fuqisë punëtore edhe pse po ofrojnë kushte të mira për punonjësit e rijnë.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, Mursel Zymberi në një intervistë për Gazetën Enigma ka treguar se sa familje janë shfrytëzues të ndihmave sociale në këtë komunë dhe sa familje të afta për punë i marrin këto ndihma.

Qendra për punë sociale e Gjilanit i pranon kërkesat e familjeve në nevojë për asistencë sociale, për momentin llogaritmi si qendra që ka më së paku numër të familjeve në raport me numrin e banorëve. Aktiv i kemi 541 familje që janë shfrytëzues të ndihmave sociale e që ky numër vit pas viti ka rënë si rezultat i migrimit, por edhe në anën tjetër është rezultat i angazhimit i ekipes teme këtu që ndihma sociale të mos jepet pa kriterin kryesor e që ajo është, aftësia e personave për punë”, tregon Mursel Zymberi për Gazetën Enigma.

Murseli tregon se ndihmat që jepen për familjet në nevojë ndahen në dy kategori, kategoria e parë dhe kategoria e dytë.

Vlen të theksohet se më shumë se 90 % e familjeve marrin pensione që kanë një person të aftë për punë, njëri nga kryefamiljarët është i pa aftë për punë, që nënkupton kategoria e parë. Ndërsa kategoria e dytë janë familjet që kanë fëmijë nën pesë vjet, por që janë të aftë për punë dhe nuk kanë punë. Këtë kategori e kemi ulur në atë nivel deri në 10 % e që në çdo qendër të Kosovës sillet numri 50 me 50 përqind, kategoria e parë dhe e dytë. Kjo ka ndodh vetëm në Gjilan dhe askund tjetër”, tregon drejtori i QPS-së në Gjilan.

Nga 541 familje në total që marrin ndihma sociale, 68 prej tyre janë të afta për punë, por preferojnë të marrin ndihmat sociale në vlerë prej 120 eurove.

Nga këto familje që janë në total 541 familje, kemi rreth 68 familje që janë të aftë për punë dhe që marrin ndihma sociale. Ne jemi kujdes që familjeve që janë të afta për punë t’iu gjejmë mundësi punësimi dhe oferta për punë kemi nga më të ndryshimet, por kryesisht kemi oferta nga sekotri i ndërtimit. Sektori i ndërtimit ka nevojë shumë të madhe për punëtorë fizik dhe ne i kemi afruar mundësinë në kundërvlerë në raport me ndihmat sociale”, zbulon Mursel Zymberi për Gazetën Enigma.

Ndërmarrjet private nga Gjilani kanë kërkuar nga Qendra për Sociale puntorë duke iu ofruar pagë prej 400 eurove, ushqimin, pagesën e trustit dhe transportin.

Ndihmat sociale janë, familja që numëron tre anëtarë shkon 120- 130 euro. Ndërmarrjet e ndryshme që kërkojnë punëtorë, asnjë prej tyre nuk ka që nuk e ofron pagën prej 400 eurove dhe shumica prej tyre, ofrojnë edhe ushqimin, pagesën e trustit në raste edhe transportin nëse nuk janë nga Gjilani”, tregon Zymberi.  

Ajo që është shqetësuese për drejtorin Mursel Zymberi, këto 68 familje që janë të kategorisë së dytë nuk dëshirojnë të punojnë për shkak se nëse punojnë nga puna që iu ofrohet nga QPS-ja, atëherë iu duhet që mos t’a marrin ndihmën sociale.  

“Këto familje që janë 68-të të kategorisë së dytë e që janë të gatshëm për punë, defakto nuk janë të gatshëm, gjejnë arsye, janë pa punëtorë dhe unë nuk kam mundësi ligjore me ia ndërpre ndihmën sociale, sepse vet ligji ia ka leju familjet që kanë fëmijë nën 5 vjet edhe kur janë të pa punë”, rrëfen i shqetësuar Mursel Zymberi për Gazetën Enigma, duke treguar se këta punëtorë të kategorisë së dytë vazhdojnë të punojnë në tregun e zi e duke vazhduar t’i marrin ndihmat sociale.

Të njëjtit punojnë në të zezën herë pas here, ne nuk e kemi kapacitetin me i mbajt nën kontrollë ato familje dhe realisht nuk kam mundësi ligjore që të tillët pa ma pru dëshminë ligjore që është lajmru në dy tri ndërmarrje që nuk ka gjet punë, atëherë ia kisha leju ndihmën sociale, por ligji nuk e ka rregullu këtë punë dhe unë i them që e ki mundësinë për punë, ata gjejnë arsyetime se kinse kanë probleme”.

Ai i merr 130 euro të sigurta, rroga thotë mem dalë, në anën tjetër ai herë pas herë punon punë private me mëditje prej 30 eurove sigurt dhe bën punë private që ne e kemi të pamundur me i mbajt nën kontroll, pasi nga tri vetura zyrtare sa i kemi pasur kemi mbet me një gjysmë veture dhe nuk kemi kushte të mjaftueshme për punë dhe punëtorë të mjaftueshëm për terren”, tregon Zymberi.

Se mungesa e fuqisë puntorë është e madhe në Gjilan e konfirmon edhe drejtori Zymberi i cili thotë se në bazë të kërkesave të bizneseve nga Gjilani është i gatshëm që t’i punësojë më shumë se 500 puntorë, por sipas Zymberit qytetarët e kësaj komune nuk po dëshirojnë të punojnë.

Kam regjistër të bizneseve janë të gatshëm që me i punësu më shumë se 500 puntorë, nëse sot lajmërohen më shumë se 500 puntorë për punë, unë sot i sistemoj në Gjilan. Lirisht 500 puntorë të paraqiten të interesuar për punë ne i sistemojmë në vendet e tyre të punës, por që nuk dojnë dhe ata që dojnë me punu ikin jashtë vendit”, zbulon ai për Gazetën Enigma.

Nuk e kam një bazë ligjore sepse kategorinë e dytë të aftë për punë kurrë nuk i kisha lanë me marrë ndihma sociale, sepse ata nuk kanë nevojë me e denu familjen e vet me 120 euro bazë, por nëse punojnë në cilën ndërmarrje e kanë pagën mbi 400 euro”.

Një tjetër fakt shqetësues për drejtorin Mursel Zymberi është se komuniteti RAE kanë ankesa të vazhdueshme që janë të pa punë, por kur vie puna që t’i angazhojnë për punë ata refuzojnë ta bëjnë këtë gjë.

Komuniteti RAE ankohet që janë të pa punë, 36 familje janë në asistencë sociale. Mbi 20 meshkuj këtu në lagjen “Elez Agushi” afrohen në mbrëmje, takohem shpesh me ta. I takoj të gjithë duke pirë cigare duke bërë nejë, i them a vini me punu, thonë që vijnë, kur t’i thirri me punu. Asnjë nuk paraqitet”, zbulon ai.

Sipas Zymberit, arsyeja kryesore e refuzimit për punë nga komuniteti RAE është se marrin shtesa edhe nga Serbia përpos nga Kosova.

“Arsyeja që ata nuk vijnë është se marrin shtesa edhe nga Serbia, arsye tjetër është që bëjnë punë të dorës së dytë. Prej 36 familjeve, 12 prej tyre janë të kategorisë së dytë që janë të aftë për punë. Nuk kanë shprehi pune, nuk dojnë me kriju sistem të jetës përmes punës me funksionu dhe kërkojnë sikur në fond të lemoshave, asistenc edhe pikë. Këtu duhet me u ndërru me urgjencë ligji për asistencë sociale, nuk ka kategori të dytë, kategoria e dytë duhet të lajmërohet te enti për punësim”, përfundon ai.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles