Dy gazetar qëllohen me armë në luftë në Ukrainë

Dy gazetar qëllohen me armë në luftë në Ukrainë

Dy gazetarë që punonin për median “Daily Beast” u qëlluan në Ukrainë të shtunën teksa raportonin për pushtimin brutal të vendit nga Vladimir Putin, shkruan “Daily Beast”, transmenton Gazeta “Enigma”.

Korrespondentët danezë po udhëtonin pranë qytetit të Ohtyrka-i cili është rreth 60 milje jashtë Kharkiv-it- kur të shtënat me armë zjarri u përhapën në automjetin e tyre, nga ku mbetën të dy me gjakderdhje të madhe nga plagët e marra.

Sipas “Daily Beast”, ata mundën të vazhdonin të drejtonin makinën e dëmtuar rëndë, aq sa për të shpëtuar nga gjuajtësit e panjohur.

Stefan Weichert, 31 vjeç, u qëllua në shpatull dhe Emil Filtenborg, 30 vjeç, pësoi plagë të shumta nga plumbat edhe pse të dy po mbanin pajisje antiplumb të zonës së konfliktit.


Ata u shtruan në spital për trajtim dhe do t’i nënshtrohen operacionit të dielën. “Ne ishim jashtëzakonisht me fat,” tha Weichert për Daily Beast. / Gazeta Enigma.





Related Articles