Nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur se pas më shumë se dy javëve që kur nuk kishin të hospitalizuar pacientë me COVID-19, në këtë spital nga dita e djeshme kanë kërkuar hospitalizim dy pacientë, raporton Gazeta Enigma.
Sipas këtij spitali, të dy pacientët janë të pavaksinuar.
“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksinuar”, thuhet nga spitali i Pejës.
Përndryshe, derisa sot u raportuar se në këtë spital po mungojnë edhe barnat esenciale, përmes një shkrimi në Facebook nga spitali i Pejës është thënë se furnizimi nga lista esenciale e barnave vazhdon të jetë stabil dhe i mirë.
Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë.