Një doktor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.
“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, theksoi Gashi. / Gazeta Enigma.