Një cisternë ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, nga ku dyshohet se ka mbetur i vdekur një person, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e ka konfirmuar shpërthimin, por s’ka dhënë detaje të tjera.
“Rreth orës 09:14 policia është njoftuar se në rrugën “Tahir Zemaj” ka ndodh një shpërthim i një cisterne. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi për Gazetën Enigma.
Kurse zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar nga ky rast.
“Ka shpërthyer një mini cisternë ku për pasojë ka ndërruar jetë një person. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë Kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante. Po ashtu një person ka kërkuar tretman mjekësor, por i cili është në gjendje stabile”, tha Nikçi.