Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd.
Kjo pasi raportohet se ai e bëri simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Në fakt këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Ai tha se policia në Beograd e ka arrestuar zviceranin, “i cili në cep të rrugës ‘Takovska’ dhe sheshit ‘Nikola Pashiq’ ka shfaqur simbolin e Shqipërisë së Madhe – shqiponjën dykrenare, ndërsa është në kërkim një person tjetër që e ka fotografuar”.
Ai tha se edhe personi i dytë është identifikuar si G. V. (33 vjeç), shtetas zviceran.
Daçiqi shtoi se hetimet e mëtutjeshme vazhdojnë për këtë rast. /Gazeta Enigma