Sonte rreth orës 19:00 në Bregun e Diellit më saktësisht në rrugën “Xheladin Hana” ndodhi një gjuajtje me armë ndërmjet vete nga dy grupe të armatosura, raportoi Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma mëson se dy grupe janë gjuajtur me armë ndërmjet vete dhe ishin shkrepur mbi 10 plumba.
Siç mëson mediumi ynë, një çift i moshuar po pinte çaj në banesën e tyre, kur plumbat ia thyen xhamin e banesës duke mbetur të tronditur.
Për Enigmën kanë treguar dëshmitarët në vendin e ngjarjes se një grua po e parkonte veturën në momentin e përleshjes me armë ku si pasoj plubat i shkuan sipër makinës, ajo kishte me vete edhe djalin e saj të vogël duke mbetur e tronditur.
Po ashtu nga gjuatja janë rrezikuar banorët e kësaj lagje, pasi predhat e gjuajtjeve kanë goditur banesat, kanë bërë të ditur dëshimtarët për mediumin tonë.
Sipas informatave të mediumit tonë të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një golf 6 – ngjyrë të bardhë.
Gazeta Enigma ka kontaktuar Policinë, por deri tani nuk ka dhënë përgjigje.
/GAZETA ENIGMA/