Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve: M.A, F.F, dhe R.B, për shkak të kryerjes së veprës penale “vraje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “shtytja në vrajse të rëndë”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit nga gjykata bëhet e ditur se i akuzuari M.A., dhe F.F., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës
“Me datë 06 tetor 2016, në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, me dashje direkte të akuzuarit M.A., dhe F.F., ndëramrrin veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., (bashkëshortja e të ndjerit – e akuzuar në këtë rast), ditën kritike shfrytëzojnë situatën dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosin të dëmtuarit, e më pas ia lidhin duart viktimës A.B., ku edhe më pas ia lidhin edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgojn viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godasin me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vënë zjarrin”, thuhet në njoftim.
Gjykata ka shtuar se e akuzuara R.B., në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin, me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B.,
“Këso dore në shtytje ka kryer veprën penale shtytja në vrasje të rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 32 (Shtytja) par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP”, thuhet në njoftim.
I akuzuari R.A është liruar nga aktakuza për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit.
Më këtë kishte për të kryer veprën penale, pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 par. 1 pika 1.7 të KP-së.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i gjykon:
Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.10.2016, e tutje).
Të akuzuarin F.F., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej 7 muajsh të mëhershme, dhe nga data 20.05.2019 e tutje)
Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në parabrugim nga data 08.11.2016, e tutje).
“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim.
Për rastin e lartcekur në tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:
Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 vjet
Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 vjet burgim,
Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 vjet burgim
Gjykata e Apelit, kishte marrë aktvendim dhe ishte anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje.
Në nëntor të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prizren për herë të II-të, kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:
Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 vite
Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 20 vite
Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 vite
“Gjykata e Apelit për herë të II-të, kishte marrë aktvendim dhe ishte anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren, dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje”, thuhet në njoftim.