Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i cili ka qëndruar të martën në Kosovë përpos liderëve shtetëror u takua edhe me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, raporton Gazeta Enigma.
Orav njofton se u takua me Rutte dhe zëvendëssekretaren e NATO-s, Radmila Shekerinska, me të cilët riafirmoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Dje gjatë vizitës së tyre në Kosovë rikonfirmuan mbështetjen e BE-së dhe të NATO-s. Përballë sfidave gjeopolitike, qëndrimi në rrugën drejt BE-së është vendimtar. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet e vetmja rrugë drejt stabilitetit të qëndrueshëm”, theksoi Orav. / Gazeta Enigma.
Met with @SecGenNATO and @DepSecGenNATO yesterday during their visit to #Kosovo & reaffirmed the EU’s support for @NATO_KFOR.
In the face of geopolitical challenges, staying on the EU path is crucial.
The EU-facilitated Dialogue remains the only path to lasting stability.— Aivo Orav (@AivoOrav) March 12, 2025