“Edhe pse po pengohem i siguroj qytetarët që do të jem në krye të qeverisjes së Skënderajt”

“Edhe pse po pengohem i siguroj qytetarët që do të jem në krye të qeverisjes së Skënderajt”

Kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, është shprehur se Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë duke u munduar që t’ia pamundësojnë kandidimin në zgjedhjet lokale.

“Është bërë presion për të ma pamundësuar kandidaturën. Presioni është bërë nga kryeministri dhe presidentja. Tendeca për ta rrëzuar PDK-në në Skënderaj ka pasur tentativa edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit”, është shprehur Lushtaku.

Ai ka theksuar se do t’i përdorë të gjitha mjetet juridike që të garojë, duke shtuar se do të jetë ai që do ta drejtojë Komunën e Skënderajt në mandatin e ardhshëm.

“Skënderaj është zemra e UÇK-së dhe PDK-së. PDK as nuk thyhet dhe as nuk dorëzohet. I kam respektuar  vendimet e shtetit tim. Albin Kurti është kryeministër edhe pse është i dënuar. Edhe pse po pengohem i siguroj qytetarët që do të jem në krye të qeverisjes së Skënderajt. Edhe në këto zgjedhje PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem pranë qytetarëve. Do t’i shter të gjitha mjetet juridike për ta vënë në pah të vërtetën”, ka thënë ai.

Related Articles