Eksperti bullgar: Autobusi ka qenë duke lëvizur me 100 km/h
Eksperti Bullgar, Vasko Pirgov që punon administrimin e rrugëve rajonale i ka thënë Televizionit Shtetëror Bullgar se autobusi që u aksidentua tragjikisht ka qenë duke lëvizuar me 100 km në orë.
Vasko Pirgov inxhinier i motorëve dha se ka qenë gabim njerëzor aksidenti ku vdiqën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shkruan media bullgare 24chasa.
Ai ka thënë poashtu se ka arritur në vendin e aksidentit rreth orës 3:30 të mëngjesit dhe se rruga ka qenë në gjendje perfekte, nga autobusi ka qenë duke rrjedhur nafta, kaldaja ka qenë duke punuar dhe se zjarri ka filluar nga pjesa e përparme./Gazeta Enigma/