Emisari britanik Peach arrin në Kosovë, takohet me kryeministrin Kurti

Emisari britanik Peach arrin në Kosovë, takohet me kryeministrin Kurti

Emisari britanik, Sir Stuart Peach, po zhvillon takim me kryeministrin Albin Kurti në ndërtesën e qeverisë, takim që është paraparë për orën 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.

Emisari Peach pas takimit me kryeministrin Albin Kurti do të takohet në ora 11:00 edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Peach ka qëndruar për dy ditë në Beograd ku ka takuar presidentin Vucic dhe Petar Petkovicin.

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. /Gazeta Enigma.

Related Articles