Emrat e zyrtarëve policorë të arrestuar në Vermicë

Emrat e zyrtarëve policorë të arrestuar në Vermicë

26 zyrtarë policorë janë arrestuar nga aksioni “Pika 2” i Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Porkurorisë Speciale, dy prej të arrestuarve janë rreshterë, raporton Gazeta Enigma.

Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Sinjali ka siguruar emrat e 26 zyrtarëve policor të arrestuar gjatë ditës së sotme.

Hetimi i nisur rreth një vit më parë ka rezultuar me identifikimin e zyrtarëve policorë të dyshuar për korrupsion, të cilët kanë qenë objekt hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe ka përfshirë masat e fshehta në koordinim me Prokurorinë dhe të aprovuara nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe nën udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u [Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë] dhe zyrtarët e AMP-së, Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri).

Related Articles