Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë (SPO), Andreas Schieder, ka uruar kandidatin për kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare, shkruan Gazeta Enigma.
Urimin ai e ka bashkangjitur me kërkesën për siç ka thënë ai që “shpreson në ringjalljen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Jam i kënaqur që Albin Kurti do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë e Kosovës dhe të jetë përgjegjës për udhëheqjen e vendit drejt një të ardhmeje evropiane. Zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi – një mundësi për të vazhduar në rrugën e reformave dhe për t’u dhënë atyre një vrull të ri. Këto reforma janë thelbësore nëse vendi dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe për të krijuar perspektiva të ardhshme për popullatën e madhe të re të vendit në një shtet funksional social kushtetues”, tha Schider në një deklaratë.
Ai shtoi se në të njëjtën kohë çështja e statusit të Kosovës është një nga temat dominuese.
“Shpresoj për një shkëmbim të frytshëm të ideve midis qeverisë së re dhe Serbisë dhe ringjalljen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, në të cilin BE-ja luan një rol qendror. Nën Përfaqësuesen e re të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme Kaja Kallas dhe Komisionerin për Zgjerim Kos, si dhe të dërguarin e ri të BE-së të emëruar së fundmi për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Bashkimi Evropian gjithashtu ka nevojë për kthimin e një politike më vendimtare të zgjerimit të BE-së që më në fund do ta çojë dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë në një nivel të ri përmbyllës”, tha Scheder.