Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së të cilët miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.
Megjithatë Mandl ka thënë se ky është një hap shumë i vonuar.
“Kjo është shumë e vonuar, megjithatë kemi arsye për të qenë të lumtur. Por ne gjithashtu duhet të pyesim veten pse disa vendime që e bëjnë jetën më të mirë për shumë njerëz dhe nuk do të dëmtonin askënd ndonjëherë zgjasin kaq shumë në BE. Ne duhet të kapërcejmë qasje të tilla ideologjike. Le t’i shërbejmë Evropës dhe evropianëve”, ka shkruar Mandl.
Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024.
Deri vonë ishte besuar se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të jetë më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.