Ferizaj: Mbyllet një laborator dhe arrestohet një person për falsifikim të testeve për COVID-19

Ferizaj: Mbyllet një laborator dhe arrestohet një person për falsifikim të testeve për COVID-19

Inspektorati i Komunës së Ferizajt e ka mbyllur përkohësisht një laborator analizash.

Krahas kësaj edhe një punonjës i këtij laboratori është prangosur nën dyshimin se ka falsifikuar rezultatin e analizave të koronavirusit, njofton policia.

“Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj  janë kontrolluar dhe legjitimuar  4 lokacione të laboratorëve në Ferizaj dhe në njërin prej tyre ka rezultuar se , përveç disa shkeljeve që është konstatuar, Inspektorati Shëndetësorë ka vërtetuar se një nga testet  PCR SARS COV-19 që është lëshuar, rezulton të jetë i falsifikuar dhe ky laborator është mbyllur për kohë të pacaktuar”, thuhet në kumtesë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve ka identifikuar personin qe ka lëshuar këtë test, me inicialet K.XH ( M/K) i moshës 40-vjeçar që ishte punëtorë i kësaj poliklinike dhe të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj”./Gazeta “Enigma”/

Related Articles