Newborni simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës i cili u krijuar në një kohë rekord brenda 11 ditëve nga autori, Fisnik Ismaili.
17 shkurti i vitit 2008 njihet si datë historike për popullin kosovar, pasi në këtë ditë u shpallë pavarësia e Kosovës. Po në këtë datë u bë zbulimi i monumentit “Newborn” i cili ishte punuar në kohë rekord brenda 11 ditëve nga autori Fisnik Ismaili.
Ky monument që nga viti 2009 në çdo përvjetor të pavarësisë vjen me një dizajn të ri që përcjellë mesazhe të ndryshme për botën, shkruan Gazeta Enigma.
Edhe këtë vit në prag të festës së pavarësisë së Kosovës, monumenti pritet të marrë pamje të re.
Autori i monumentit NEWBORN, Fisnik Ismaili, në një bisedë për Gazetën Enigma, ka zbuluar se në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dizajni i ri do të jetë në mbështetje të grave kosovare.
“Qëllimi është me potencua suksesin e grave, suksesin e jashtëzakonshëm si në pjesëmarrjen e Lojërave Olimpike ashtu edhe film e në kategori të tjera”, ka thënë Ismaili.
“Njëkohësisht ka të bëjë edhe me abuzimin e gruas, me shkeljen e gruas që hala është temë shumë aktuale te ne edhe krejt kjo nëpërmes dizajnit kemi me u mundu mi jep fuqi gruas, mi jep krah dhe mi përkrahë çdo herë”, ka përfunduar ideatori i Newborn-it për Gazetën ‘Enigma’.
Ndryshe, monumenti Newborn disa herë ishte në vëmendje të mediave ndërkombëtare.
Por që promovimi më i mirë iu bë përmes këngëtares Rita Ora, e cila mbi të realizoi disa pjesë të vidoklipit të një kënge të lansuar gjatë vitit 2012.
Kujtojmë se monumenti që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./Gazeta Enigma/