Është vrarë kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Astrit Ademaj.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën “Enigma” zyrtarë të PDK-së në Pejë.
“Gjithë ditën kemi qenë bashkë. Kurrfarë probleme nuk ka pasur me askënd”, tha ky zyrtar.
Dyshohet se Ademaj është vrarë së bashku me vëllaun e tij.